Cilët jemi!

 INSTITUTI I NDËRTIMIT, me qendër në Tiranë, institucion me vetë-financim është krijuar bazuar në Urdhrin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit me Nr. 225 Dt 29.06.2004 “Për Krijimin e Institutit të Ndërtimit”.

 

Si rezultat i bashkimit të  Institutit të Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit (ISTN), Instituti i Studimeve e Projektimeve Hidroteknike (ISPH) dhe aktivitetit të ish Institutit të Studimeve e Projektimeve të Ujësjellës Ndërtime (ISPUN) në fushën e ndërtimeve u krijua Instituti i Ndërtimit. Ky Institut është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

Objekti kryesor i punës së Institutit të Ndërtimit është:

  • kryerja e veprimtarisë kërkimore shkencore, aplikative zhvillimore dhe projektuese në fushën e ndërtimit
  • si dhe kryerja e veprimtarive shkencore e teknologjike për të tretë të tilla si oponenca, ekspertiza, kurse kualifikimi, vlerësime konformiteti dhe kontrolle për produktet e ndërtimit që lidhen me sigurinë e jetës.

Veprimtarinë e tij Instituti i Ndërtimit e ushtron:

  • bazuar në ligjin nr.7582 te dt. 13.7.1992 për  “Ndërmarrjet Shtetërore”  me ndryshime",  
  • bazuar në Ligjin nr. 8402 dt. 10.9.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndërtimit”
  • bazuar në vendimin e Këshillit te Ministrave nr.1055, dt. 22.12.2010 “Për vendosjen e oponencës teknike për projektet  e veprave të ndërtimit”
  • bazuar në pikën 1 të urdhrit  nr.197 dt. 09.10.2014 të Ministrisë “Për miratimin e kushteve të përgjithshme të marrëveshjes për kryerjen e oponencës teknike për projektet e veprave të ndërtimit".
  • bazuar në Ligjin Nr. 8872, dt. 29.03.2002, i ndryshuar Ligjin nr.10011, dt.30.10.2008, "Për arsimin dhe formimin profesional ne Republikën e Shqipërisë".

Shërbimet e realizuara nga IN janë:

  • Oponenca teknike
  • Analizat fiziko mekanike të produkteve të ndërtimit.
  • Vlerësimin e konformitetit të produkteve të ndërtimit,
  • Lëshon vlerësimet e Kartave Teknologjike për harxhimin e lëndëve djegëse në linjat e prodhimit.
  • Shitjen e Rregullave dhe kushteve teknike të projekteve të zbatimit në  fuqi me autorësinë e këtij institucioni.
  • Kryerjen e kurseve të formimit profesional (kualifikimi) për laborante të produkteve të ndërtimit.

DREJTORIA E RREGULLAVE TEKNIKE DHE OPONENCAVE

Objekti i punës së Drejtorisë Rregullave Teknike dhe Oponencave:

  1. Kryerja e veprimtarive kërkimore, shkencore, aplikative, zhvillimore, studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimit.
  2. Kryerja e veprimtarisë shkencore për të tretë, të tilla si: kryerja e oponencave teknike të objekteve  të ndërtimit me vlerë të preventivuar mbi 100milion  lekë,  hartim projektesh, kryerje ekspertizash ndërtimore, kurse kualifikimi dhe trajnime të ndryshme për  specialistet  e ndërtimit.

Struktura e Drejtorisë:

Drejtoria funksionon sipas sektoreve:

  • Sektori i Rregullave Teknike
  • Sektori i Oponencave Teknike

Sektori i RregullaveTeknike:

E mbështet veprimtarinë e tij në Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, Neni 6 ; në VKM Nr.68 datë 15.02.2001 “Për miratimin e standardeve  dhe të kushteve teknike  të projektimit  dhe të zbatimit  të punimeve të ndërtimit.

Sektori i Oponencave:

E mbështet  veprimtarinë e tij  në Nenin 6 Ligji Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, në V.K.M. Nr.1055 dt.22/12/2010 “Për vendosjen e oponences teknike për projektet e veprave të ndërtimit” dhe në Urdhrin e Ministres Nr.197, datë 09.10.2014 ,“Për miratimin e kushteve të përgjithshme të marrëveshjes për kryerjen e oponences teknike për projektet e veprave të ndërtimit”.

 


DREJTORIA E LABORATOREVE TE TESTIMEVE

Laboratorët e Institutit të Ndërtimit, mbulojnë testimet e materialeve e produkteve të industrisë së ndërtimit, duke përdorur metoda standarde (konform EN),  eksperimentale. Në mbështetje e zbatim te SSH ISO 17025, garantohet cilësia dhe besueshmëria e rezultateve të testimit ku në zbatim të tyre funksionon dhe sistemi i menaxhimit të cilësisë.

Laboratore të testimeve të këtij departamenti, janë akredituar nga ana e Drejtorisë së Akreditimit, Tiranë.

       

Në laboratore sigurohet një shërbim i kualifikuar sipas kërkesave të klientit për analiza kimike e fiziko mekanike për lëndet e para dhe produktet e ndërtimit si cimento, gëlqere, ujë për ndërtim, beton, produkte metalike, kollë, suva, agregate të ndryshme, gurë gëlqerore, asfaltobeton, produkte qeramike dhe testime mbi konstruksione betoni e beton arme, etj.

 


SEKTORI I VLERESIMIT TE KONFORMITETIT

Sektori i  vlerësimit të konformitetit ka për detyrë të kryejë vlerësime të konformitetit në fushën e prodhimit të produkteve të ndërtimit me qëllim përgatitjen e projekt procedurave në fushën e vlerësimit të konformitetit të produkteve të Ndërtimit.

Sektori kryen inspektime në subjekte prodhues të produkteve të ndërtimit, në formë sondazhi, në të gjithë territorin e vendit. Evidenton problematikën teknike në zbatim të standardeve në fuqi për produktet e ndërtimit. Nxit prodhuesit në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së produkteve të ndërtimit, si dhe në perdorimin e standardeve bashkohore.

Ai e  zhvillon aktivitetin e tij në përputhje me legjislacionin dhe standardet në fuqi në Republikën e Shqipërisë duke u mbështetur kryesisht në:

Ligjin nr. 9290 dt 07.10.2004 “ Për produket e ndërtimit ”

VKM nr.279 dt 18.04.2007    “ Për miratimin e listës së standardeve për vlerësim të detyruar  konformiteti ”

SSH dhe SSH EN për produket e ndërtimit, etj.

Sektori siguron informacionet e nevojshme duke ruajtur konfidencialitetin e klientëve, për nivelin e prodhimit në vend të materialeve të ndërtimit.Grumbullon, arshivon dhe vë në dispozicion të klientëve informacionin e nevojshëm për legjislacionin në fuqi për fushën e ndërtimit dhe të prodhimit të materialeve të ndërtimit në përgjithësi, informon dhe pajis të interesuarit me Rregulla Teknike.

Ky sektor është në proces pune intensive për t’u akredituar si trupë inspektimi e certifikuar.

 


DREJTORIA E SHERBIMEVE MBESHTETESE DHE FINANCES

Sektori i Burimeve Njerëzore zbaton procedurat ligjore mbi menaxhimin e burimeve njerëzore lidhur me rekrutimin, largimin, masat disiplinore, performancën si dhe regjistrin e lëvizjes së punonjësve. Menaxhon me cilësi dhe efektivitet burimet njerëzore, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera. Ndër të tjera me anë të zyrës së pritjes së klienteve merr mostrat nga subjektet apo personat e ngarkuar duke i dokumentuar, në sasitë e kërkuara nga metodikat për kryerjen e analizës, plotëson faturën tatimore për të kryer veprimet në sektorin e financës.
Drejtoria e financës rishikon tarifat për shërbimet që kryen klienti në bazë të analizës së kostos dhe informon në kohë subjektet.