Cilët jemi ne !

         

                              

Instituti i Ndërtimit është institucion publik  me vetëfinancim në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i krijuar me Urdhër nr. 225 dt. 29.06.2004 “Për krijimin e Institutit e Ndërtimit”

Objekti kryesor i punës se Institutit te Ndërtimit është kryerja e veprimtarisë kërkimore shkencore, aplikative zhvillimore dhe projektuese ne fushën e ndërtimit, si dhe kryerja e veprimtarive shkencore e teknologjike për te trete te tilla si oponenca, ekspertiza, kurse kualifikimi, vlerësime konformiteti dhe kontrolle për produktet e ndërtimit qe lidhen me sigurinë e jetës.

Administrata e Institutit të Ndërtimit organizohet dhe funksionon sipas parimeve të: unitetit dhe hierarkisë;  llogaridhënies; dekoncentrimit; qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësisë; ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit me institucione te tjera  shtetërore.

Struktura e Institutit të Ndërtimit është e ndarë në:

Drejtor i Përgjithshëm

Zëvendës/e Drejtor i Përgjithshëm

Menaxher Ligjor

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës

Drejtoria e Rregullave Teknike dhe Oponencave

Drejtoria e Laboratorit

Drejtoria e Konformitetit, Akt-ekspertizave dhe Projekteve.