Drejtoria e Laboratoreve

Mimoza KOLA

Diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Tiranës në vitin 2002. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme brenda dhe jashë vendit duke u pajisur me çertifikata:

Çertificatë kualifikimi "Akreditimi i Laboratorëve të testimit sipas standardid ISO/IEC 17025:2001", Drejtoria e Akreditimit, në vitin 2004

Çertificatë kualifikimi "Njohja dhe përdorimi i programit kompjuterik për përpunimin dhe raportimin e rezultateve të testimit”, Instituti i Ndërtimit në vitin 2006.

Udhëzime për zgjedhjen, përdorimin, interpretimin e testimeve të zotësisë si dhe krahasime ndërlaboratorike, Drejtoria e Akreditimit, në vitin 2007.

Vlerësim i konformitetit të produkteve të ndërtimit sipas direktivave Europiane, UNMZ- Çeki, Pragë, në vitin 2007.

Çertifikate kualifimi “ Pasiguria në Matje”, Drejtoria e Akreditimit, në vitin 2010.

Konferencë dhe vizitë në ambientet e Laboratorëve analog të materialeve të ndërtimit,Janinë Greqi, Ministria e Zhvillimit Urban, në vitin 2014.

Konferencë dhe vizitë në ambientet e Laboratorëve analog të materialeve të ndërtimit, Rome, Itali, Ministria e Zhvillimit Urban, në vitin 2014.

Çertifikatë kualifikimi “Eficenca e Energjisë në Ndërtesa", Ministria e Zhvillimit Urban, në vitin 2017.

Çertifikatë kualifikimi “Njohje me Kërkesat e Standardit”, ISO/IEC 17025:2005, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, në vitin 2017.

Trajnim për dhënie opinioni dhe interpretime, Drejtoria e Akreditimit, në vitin 2018.

Çertifikatë Pjesëmarrje në vitin 2018 për:

Kontrolli i cilësisë në laboratorët analitikë.

Përdorimi i grafikëve të kontrollit dhe mostrave të kontrollit për sigurimin e cilësisë brenda njësive  laboratorike.

Vlefshmëria e metodës së analizës.

Pasiguria e matjes.

Përdorimi i veprimeve korrigjuese dhe veprimeve parandaluese për përmirësimin e cilësisë dhe performancës.

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit nëpërmjet vlerësimit të kënaqësisë së klientëve.

Çertifikatë Program i formimit të vazhduar “Auditim Energjie”,Kolegji Universitar “Instituti Kanadez I Teknologjisë”, Fakulteti i Inxhinierisë, në vitin 2019.

Licencë në projektim K1059/1

Licencë e vlerësimit të pasurive të paluajtshme shkalla e dytë VP. 1189.

Zotëron kompetenca të plota në fushën e ndërtimit dhe njohuri mbi produktet e ndërtimit

Ka ushtruar profesionin e saj si Inxhiniere Zbatimi, Shoqëria "Theos" sh.p.k, Tiranë, në vitet 2002-2003.

Inxhiniere Zbatimi, Shoqëria "Intel" sh.p.k Tiranë, në vitet 2003-2004.

Specialiste ndërtimi pranë Drejtorisë së Laboratorëve, Instituti i Ndërtimit, Tiranë në vitin 2004. 

Me një eksperiencë pune 19 vjeçare pranë Instituti të Ndërtimit, Ing. Mimoza Kola që prej datës 04.01.2023 është Drejtore e Drejtorisë së Laboratorëve.

E-mail:  mimozakola76@gmail.com


DREJTORIA E LABORATOREVE

Laboratorët e Institutit të Ndërtimit, mbulojnë testimet e materialeve e produkteve të industrisë së ndërtimit, duke përdorur metoda standarde (konform EN),  eksperimentale. Në mbështetje e zbatim te SSH ISO 17025, garantohet cilësia dhe besueshmëria e rezultateve të testimit ku në zbatim të tyre funksionon dhe sistemi i menaxhimit të cilësisë.

Laboratore të testimeve të këtij departamenti, janë akredituar nga ana e Drejtorisë së Akreditimit, Tiranë.

Në laboratore sigurohet një shërbim i kualifikuar sipas kërkesave të klientit për analiza kimike e fiziko mekanike për lëndet e para dhe produktet e ndërtimit si cimento, gëlqere, ujë për ndërtim, beton, produkte metalike, kollë, suva, agregate të ndryshme, gurë gëlqerore, asfaltobeton, produkte qeramike dhe testime mbi konstruksione betoni e beton arme, etj.

Gjithashtu  shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të të dhënave ; shërbime me karakter eksperimental, shkencor, arsimor dhe trajnues ;  shërbime specifike në fushën e ekspertizës .

 

Laboratorët kryejnë aktivitetin e tyre sipas një sistemi autonom  të menaxhimit të cilësisë në përputhje me Manualin e Cilësisë, dokumenteve specifike të Drejtorisë së Akreditimit.

Cdo laborator sipas specifikës së tij, kryen analizat kimike etj, të produkteve të ndërtimit sipas “Listës së Produkteve dhe Cmimeve që miratohet cdo vit nga Këshilli Drejtues i IN.

Objekti i veprimtarisë së Departamentit të Laboratorëve.

Objekt i veprimtarisë së DL janë shërbime në fushën e ndërtimit për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin e konformitetit / performancës së produkteve për sigurimin dhe  mbrojtjen e shëndetit, jetës së publikut dhe  mjedisit :

  • shërbimet në testime fizike, gjeometrike, kimike, mekanike, testime statike mbi struktura,ekzaminime/përshkrime  petrografike,
  • shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të të dhënave,
  • shërbime në sferën e  vlerësimit të konformitetit/performancës të produkteve të ndërtimit,
  • shërbime me karakter eksperimental, shkencor, arsimor dhe trajnues,
  • shërbime specifike në fushën e ekspertizës.
 Dokumentat Referuese të Drejtorisë së Laboratorëve.
  •  Standardi SSH ISO/ IEC 17025    ‘Kërkesa të përgjithëshme për kompetencat e laboratorëve të testimit dhe të kalibrimit’.
  •  Standardi SSH ISO 9001   ‘Sistemet e menaxhimit të cilësisë. Kërkesat’.
  •  Standardi  SSH ISO 10012  ‘Sistemet e menaxhimit të matjeve. Kërkesat për proceset e matjeve dhe paisjet matëse’.
  •  ISO/PAS 17002 Vlerësimi i konformitetit : Konfidencialiteti. Principet dhe kërkesat.
  •  ISO/PAS 17004 Vlerësimi i konformitetit : Zbulimi i informacionit. Principet dhe kërkesat
  •  ISO/PAS 17001 Vlerësimi i konformitetit.  Paanshmëria.  Principet dhe kërkesat.
  •  Ligji  ‘ Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore për vlerësimin e konformitetit të  produkteve joushqimore’ .
  •  Ligji  ‘Për akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë’.
  •  Ligji  ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’.
  •  Ligji‘ Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të’.
  •  Ligji ‘Për konkurrencën’.
  •  Ligji ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve’.
  •  Ligji  ‘Kodi i punës i Republikës së Shqiperisë”
  •  Ligji  ‘Për rregullimin e kohës së punës dhe të pushimit’.
  •  Ligji ' Për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  •  VKM  ‘Për rregullat e përgjithshme të punës në administratën shtetërore’.
  •  VKM  ‘Për rregullat e etikës në shërbimin civil’
  •  Udhëzim  ‘Për hartimin e përshkrimit të pozicioneve të punës’.
  •  VKM   ‘Për vlerësimin e rezultateve në punë’.
  •  Rregullorja e Institutit të Ndërtimit.

 

AttachmentSize
PDF icon Organigrama funksionale në DL..pdf21.25 KB