Drejtoria e Rregullave Teknike dhe Oponencave

 

 Valbona PONDE

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Dega Ndërtim me Titullin Inxhiner për Ndërtime Civile dhe Industriale, në vitin 1991.

Me një eksperiencë mbi 25 vite në fushën e ndërtimit si në zbatim, projektim dhe mbikqyrje kolaudim si në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Ka filluar punë pranë Institutit të Ndërtimit në shtator 2006 me pozicion Specialiste pranë Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencave.

Nga prill  2015 – Tetor 2016 -  Shefe e Sektorit të Oponencave pranë Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencave në Institutin e Ndërtimit. Në këtë pozicion krahas kryerjes së oponencave teknike ka kryer Kontrollin Teknik të ҫdo oponence Teknike të dalë nga Instituti i Ndërtimit.

Nga  Tetor 2016 - Drejtore Drejtorie pranë Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencave në Institutin e Ndërtimit.

E-mail: valbonaponde@gmail.com


Objekti i veprimtarisë së Drejtorisë së RregullaveTeknike dhe Oponencave :

  1. Kryerja  e veprimtarive kërkimore, shkencore, aplikative, zhvillimore, studimore dhe  projektuese në fushën e ndërtimit.
  2. Kryerja  e veprimtarisë shkencore për të tretë, të tilla si: kryerja e oponencave teknike të objekteve të ndërtimit me vlerë të preventivuar mbi 100 milion  lekë, si dhe Oponencave  Teknike për Projektin e shtesave në ndërtim përtej Lejes së Ndërtimit të miratuar nga KRRT-të apo KRRTRSH-ja, ekspertizave të objekteve të ndërtimit, Projekte të veprave të ndryshme inxhinierike, hartime projektesh të veprave të ndërtimit, hartime preventivash.

Struktura e Drejtorisë:

Drejtoria funksionon sipas sektorëve:

  • Sektori I Rregullave Teknike
  • Sektori I Oponencave Teknike

Sektori i RregullaveTeknike:

E mbështet veprimtarinë e tij në Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, Neni 6 ; në VKM Nr.68 datë 15.02.2001 “Për miratimin e standardeve dhe të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit.

Aktiviteti i  Sektorit:

  • Mbajtja e lidhjeve të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve (DPS), për të ndjekur dhe për t’u informuar mbi Standardet  SSHEN që miratohen dhe pasqyrohen në Katalogun e Standardeve Shqiptare.
  • Bashkëpunimi me Komitetet Teknike (DPS) për miratimin standardeve SSHEN, duke dhënë ndihmesë në këtë proces.
  • Përzgjedhja e temave studimore që i shërbejnë sferës së projektimit dhe zbatimit në sektorin e ndërtimit, adoptimit të Rregullave Teknike Europiane (Eurokodet), dhe  zhvillimi i tyre pas miratimit nga MIE-ja.
  • Harton Rregulla Teknike (KTP &KTZ)
  • Organizon dhe udhëheq kurse kualifikimi. 

Sektori i Oponencave:

E mbështet  veprimtarinë e tij  në Nenin 6 të Ligjit Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, Neni 6; në V.K.M. Nr.1055/2010  “Për vendosjen e oponencës teknike për projektet e veprave të ndërtimit” dhe në Urdhrin e Ministrisë Nr.197, datë 09.10.2014 ,“Për miratimin e kushteve të përgjithshme të marrëveshjes për kryerjen e oponences teknike për projektet e veprave të ndërtimit” i ndryshuar me Urdhrin Nr.243/2019.

Aktiviteti i  Sektorit:

  • Kryen oponenca teknike të projekteve të zbatimit për të gjitha objektet e ndërtimit  me vlerë të preventivuar mbi 100mil leke,me investim shteteror (publike) , si i vetmi institucion i njohur ligjërisht nga MZHUT-ja për këtë qëllim ,sipas Urdhrit Nr.197 datë 09.10.2014 të Ministres së MZHUT-së, i ndryshuar me Urdhrin Nr.243/2019, si:
  1. Për Objektet social – kulturore, spitale, shkolla , godina industriale,etj
  2. Për Studim –Projektim rruge të kategorive te ndryshme, Ura dhe Tunele, vepra arti etj.
  3. Për Hidrocentralet (HEC-et)
  4. Për Studim – projektim të linjave të tensionit të lartë
  5. Për Studim projektim të rrjeteve të ndryshme inxhienierike ( ujësjellsa, kanalizime, tubacione gazi etj).
  6. Për  Landfille
  • Kryen oponenca teknike të objekteve të ndërtimit me vlerë të preventivuar mbi  100mil lekë me investim privat (jo publike)të tilla si :
  1. Për godina banimi dhe shërbimi shumë katëshe me konstruksion b/a
  2. Për Studime  gjeologo- inxhinierike dhe hidrologjike
  3. Për Studime  karierash të prodhimit të agregateve të ndërtimit dhe shtretërit e lumenjve, etj.
  • Kryen oponenca teknike për objektet  e ndërtimit  të realizuara me siparfaqe ndërtimi shtesë përtej asaj  të miratuar sipas Lejes së Ndërtimit,  duke u bazuar në Ligjin Nr. 9482 datë  03.04.2006( me ndryshime) “Për  legalizimin,  urbanizimin dhe integrimin  e ndërtimeve pa leje”.
  • Kryen oponenca teknike për Projekt -Rikonstruksionet e objekteve publike (shtetërore)  
  • Kryen ekspertiza teknike të objekteve shtetërore  (publike) dhe  private ( jo publike).

Dokumentacioni Tekniko - Ligjor që duhet të plotesojnë subjektet për kryerjen e Oponences Tekniko-Ligjore:

Lista e dokumentacionit Teknik-Ligjor për Ndërtesa.pdf

Lista e dokumentacionit Teknik-Ligjor për objekte që Rikonstruktohen.pdf

Lista e dokumentacionit Teknik-Ligjor për Infrastrukturën Rrugore.pdf

Lista e dokumentacionit për Oponencë të Akt Ekspertizës së thelluar.pdf

Lista e dokumentacionit Teknik për Veprat Inxhinierike Ujësjellësa, Kanalizime.pdf