Rreth Autoritetit
Instituti i Ndërtimit është institucion publik me vetëfinancim në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i krijuar me Urdhër nr. 225 dt. 29.06.2004 “Për krijimin e Institutit të Ndërtimit”
Objekti kryesor i punës së Institutit të Ndërtimit është kryerja e veprimtarisë kërkimore shkencore, aplikative zhvillimore dhe projektuese në fushën e ndërtimit, si dhe kryerja e veprimtarive shkencore e teknologjike për të tretë të tilla si oponenca, ekspertiza, kurse kualifikimi, vlerësime konformiteti dhe kontrolle për produktet e ndërtimit që lidhen me sigurinë e jetës.
Administrata e Institutit të Ndërtimit organizohet dhe funksionon sipas parimeve të: unitetit dhe hierarkisë; llogaridhënies; dekoncentrimit; qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësisë; ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit me institucione të tjera shtetërore.