Shërbimet që ofrohen nga IN
Instituti i Ndërtimit ka si objekt kryesor:
1. Kryerjen e veprimtarisë kërkimore shkencore, aplikative, zhvillimore dhe projektuese në fushën e ndërtimit,
2. Kryerjen e veprimtarive shkencore e teknologjike për të tretë të tilla si Oponenca, Kurse kualifikimi, Vlerësime Konformiteti dhe Kontrolle për produktet e ndërtimit që lidhen me sigurinë e jetës.
3. Kryerja e shërbimeve të tilla si Akt-konstatime dhe Akt-ekspertiza për objekte të dëmtuara nga fatkeqësi natyrore.
4. Llogaritja e Vlerës së Dëmit për projektet e objekteve të cilat janë dëmtuar si pasojë e fatkeqësisë natyrore apo arsye të tjera.
5. Realizimi i projektit dhe aplikimi në portalin e-albania për objektet e dëmtuara nga Fatkeqësia natyrore.