Sektori i Projekteve

 

 Blerina GJINI  -  Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve 

Znj. Blerina Gjini, ka lindur në Korçë, më 22 Janar 1978.

Në vitet 1996-2001 ka përfunduar Studimet Universitare, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; Dega Mjedis me Diplomim Ing.Mjedisi për Projektimin dhe Ndërtimin e Impianteve të Trajtimit të Ujit dhe Mbetjeve.

Nga viti 2001, ka punuar si Ing.Mjedisi pranë kompanive private mbi përgatitjen e dokumentacioneve per projektimin dhe zbatimin e objekteve të ndryshme si Ujësjellsa,Ndërtesa, etj.

Në vitin 2002 ka punuar pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor,  Drejtoria e Emergjencave Civile.

Në vitet 2003- 2006 ka punuar pranë Drejtorisë  së Albtransportit ,Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Në vitet 2007-2015 ka punuar në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Sektorin e Investimeve dhe Infrastrukturës në Mbikqyrjen e kontratave të shërbimeve me palet e treta, hartimin e dokumentacioneve mbi Projekt Preventivat e Punimeve të Zbatimit, Supervizimet dhe Kolaudimet. Përgatitjen e evidencave të realizimit të investimeve, Përgatitja e Rregulloreve për Menaxhimin e problemeve mjedisore dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Nga viti 2015 e në vazhdim, punon në Institutin e Ndërtimit si Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve. 

Pajisur me Certifikatën e Ekspertit Mjedisor, lëshuar nga Ministria e Mjedisit

Pajisur me titullin“Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik“, lëshuar nga Njësia Qëndrore e Harmonizimit për  Auditimin e Brendshëm pranë Ministrisë së Financave.

Zotëron gjuhën angleze, frënge dhe italiane.

E-mail: gjiniblerina@gmail.com


 

OBJEKTI I VEPRIMTARISË  

Sektori i Projekteve kryen:

a) Veprimtari zhvillimore, studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimit 

b) Veprimtari shkencore e teknologjike për të tretë (projekte, ekspertiza)

 

BAZA LIGJORE

Sektori I projekteve kryen funksionet e tij në zbatim të:

a) Statutit të Institutit të Ndërtimit,
b) Strukturës së miratuar nga MZHU në shkresën me Nr.5555/1, datë 21.11.2016,
c) Rregullores së Brendshme të IN,
d) Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e Manualit të Tarifave për Shërbime në Planifikim Territori, Projektim, Mbikqyrje dhe Kolaudim”
e) Rregullore, VKM, Ligje në fushën e projektimit, ndërtimit dhe jo vetëm.
f) Standarteve dhe Kushteve Teknike te Projektimit
g) Urdhrave të Brendshëm të Drejtorit të Përgjithshëm

 

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E:

  1. Detyrave të projektimit ose Termave të Referencës
  2. Hartimin e Projekt Preventivave për rikonstruksione objektesh ekzistuese
  3. Hartimin e Projekt Preventivave mbi masat mbrojtëse të rrëshkitjeve në zona të ndryshme
  4. Kryerja e akt ekspertizave mbi qëndrueshmërinë e godinave ekzistuese
  5. Hartimi i preventivave të pjesshëm
  6. Zgjidhja teknike mbi problematikat e institucioneve për emergjencat e krijuara.

 

ARSYET PSE DUHET T'I DREJTOHEN INSTITUTIT TË NDËRTIMIT

  1. Afatet më të shkurtra kohore për realizimin e investimeve
  2. Instituti I ndërtimit ka personelin më të kualifikuar në të gjitha profilet inxhinierike
  3. Aplikimin e Tarifave më të ulëta shërbimi
  4. Shteti arrin siguri më të madhe për mbrojtjen e investimeve me buxhet shtetëror.